“QAHEN” SE NUK KANË PARA/ Kush janë vipat e ” VARFËR” të showbizit (FOTO) – AlpeGossip
“QAHEN” SE NUK KANË PARA/ Kush janë vipat e ” VARFËR” të showbizit (FOTO)

“QAHEN” SE NUK KANË PARA/ Kush janë vipat e ” VARFËR” të showbizit (FOTO)

Të gjithëve na pëlqen të argëtohemi duke shijuar videoklipet e këngëtarëve tanë të preferuar apo shfaqjeve të aktorëve  por nuk e mendojmë punën e sakrificat që fshihen pas tyre. Të ftuar në emisione dhe intervista shpesh këngëtarët e aktorët rrëfejnë prapaskenat si dhe ka nga ata që shprehen se e kanë të pamundur të realizojnë klipe apo të bëjnë jetën që dëshirojnë për shkak të mungesës së parave.

Hyrja e artistëve të rinj në treg ua vështirëson akoma më shumë punën atyre ekzistues, sa ka dhe nga ata që mendojnë si mundësi të shkojnë jashtë vendit

Shumë faktorë kombinohen së bashku dhe ky është rezultati: artistë të varfër.

Disa personazhe të famshëm të showbizit të cilët “qahen” për mungesën e parave e fjalët e tyre për këtë “hall” mund ti gjeni më poshtë:

Kejsi Tola

Gjatë një interviste për “Thumb” këngëtarja pranoi se nuk ka mundësi ekonomike për të realizuar një klip.

“Lekë s’kam patur ndonjëherë: pse, ka ndonjë gjë të keqe? Por s’ka qenë vetëm kjo arsyeja; s’erdhën rrethanat e duhura në kohën e duhur.”, shprehet ajo.

Silva Gunbardhi

“S’është aspak e vërtetë që jam e pasur dhe këtë e tregon fakti që kisha 10 vite që mbaja lente në sy dhe për shtatë vite asnjë vizitë nuk kisha bërë e jo më operacion. Arsyeja? Po ja, unë punë të reduktuar, Dafi student, djali ynë Dalvi vetëm shpenzime, imagjinojeni vetë! Nëse do të mund të shihnit dërgesat e mia mujore në bankë, nuk do t’u besoni syve…” , është përgjigja e Silvës gjatë një interviste.

Olta Gixhari

“Po pra kot, pse u bëra aktore unë? Bëhet aktor njeriu në Shqipëri? Pyetja është pse e kuptova kaq vonë. Po unë do iki, nuk rri më këtu, nuk më pëlqen më Shqipëria fare…Thonë që do rregullojnë godinën (e teatrit), shumë mirë bëjnë. Po ato rrogat do t’i ngrenë ndonjëherë?”

Robert Berisha

“Nuk ka bankë në Kosovë ku unë të mos kem kredi. Njerëzit mendojnë se jetojmë si mbretër, por nuk është siç duket”, shprehet Robert në një intervistë rreth një vit më parë.