Është krijuar një situatë e nxehtë me debate pas kërcimit të Seldit dhe Rashelit në puntatën e sotme të “Dance with me”.
Dyshja kërceu nën ritmet e këngës “Gasolina” mirëpo kërcimi i tyre nuk u mirëprit nga anëtarët e jurisë. Ishin Kledi Kadiu dhe Robert Aliaj që reaguan negativisht ndaj kërcimit ndërsa epiqendra e debatit u bë performanca e Rashelit.
Mes debatit, Seldi ndërhyri duke u shprehur: “Nuk më intereson fare që ka kamera, do them një gjë troç”. Alketa e ndërpreu dhe i përmendi që e ndjek një publik i tërë dhe duhet të ketë kujdes çfarë të thotë.
“I kam then Rashelit duhet të kërcesh mirë qe te dalësh mirë ne Youtube se është show”, u shpreh Seldi.