“NUK E DUROJ DOT KUR MË THONË..”/ Jennifer Aniston zbulon komplimetin që urren më shumë, ja cili është ai – AlpeGossip
“NUK E DUROJ DOT KUR MË THONË..”/ Jennifer Aniston zbulon komplimetin që urren më shumë, ja cili është ai

“NUK E DUROJ DOT KUR MË THONË..”/ Jennifer Aniston zbulon komplimetin që urren më shumë, ja cili është ai

Aktorja e njohur Jennifer Aniston cilësohet si një ndër femrat më tërheqëse në botën e showbizit.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “British Vogue”, ku ndër të tjera 54-vjeçarja tregoi komplimetin që ajo ka më shumë bezdi.

Ylli i “Friends” gjatë intervistës u shpreh se komplimenti që ajo merr më shpesh dhe që e urren më shumë është “dukesh shkëqyeshëm për moshën tënde”.

Ndër të tjera bukuroshja gjithashtu tha se shoqëria ka një tendencë për të vënë në dukje moshën, ndërsa shtoi se ajo është në një formë shumë të mirë dhe ndjehej si një 20-vjeçare.

“Nuk e duroj dot. Ky është një zakon i shoqërisë që ne të kemi komente si: “Epo, ju jeni në atë fazë, kështu që për moshën tuaj …” Unë as nuk e kuptoj se çfarë do të thotë. Jam në formë më të mirë se në të njëzetat. Ndihem më mirë në mendjen, trupin dhe shpirtin tim. Gjithçka është 100% më mirë”, shtoi fituesja e çmimit ‘Emmy’.

Kujtojmë që Aniston, ndërsa luante rolin e Rachel u bë një nga të preferuarat e njerëzve dhe jo vetëm nga fansat besnikë të spektaklit. Në rolin e saj si Rachel Green, ajo fitoi zemrën e publikut për bukurinë e saj dhe hirin me të cilin interpretoi personazhin që në fund të serialit përfundoi pranë “dashurisë së saj të pamundur”, Ross Geller, të luajtur nga David Schëimmer.