MË NË FUND/ Zbulohen imazhet e para të emisionit në “Klan” që do të konkurrojë “Portokallinë” (FOTO) – AlpeGossip
MË NË FUND/ Zbulohen imazhet e para të emisionit në “Klan” që do të konkurrojë “Portokallinë” (FOTO)

MË NË FUND/ Zbulohen imazhet e para të emisionit në “Klan” që do të konkurrojë “Portokallinë” (FOTO)

Të dielën, televizioni “Klan” ia ka dedikuar familjes shqiptare. Dita nis me “E diela Shqiptare” dhe shumë shpejt do të përfundojë me emisionin “Familja” që do të jetë kokë më kokë me “Portokallinë” në televizionin “Top Channel”.

Dhe familja e Turjan Hyskos, i cili është autori dhe moderatori i emisionit, na ka prezantuar me imazhin e parë të studios televizive. Është bashkëshortja e tij Orinda Huta, e cila në një foto të publikuar në “Instagram” pozon e veshur sportive, në mes të skenën gjigande të përgatitur nga Gaetano Castelo, ku mbizotëron ngjyra blu.

Ndërkohë që më herët, Turjan Hysko ka shpjeguar se në emisionin “Familja”, do të luajnë brenda një nate katë familje, ku do të fitohen para kesh.

 “Familja” do të luajnë dhe do jetë e përbërë nga katër ose tre anëtarë. Duhet të ketë fëmijë mbi moshën 10-vjeçare, që të bëjnë lojërat tona. Familja duhet të ketë dëshirën për të luajtur, si dhe duhet të kenë mbi të gjitha të ngulitur në kokë që familja është e shenjtë. Aty do të fitohen para. Raundi i fundit është i gjithi me para kesh. Brenda një nate luajnë katër familje dhe fiton njëra. Të katërta këto familje do të përballën me njëra-tjetrën. Të katërta këto familje fitojnë çmime në vetvete, pra askush nuk del i humbur. Familja në fund rrezikon të ngelet dhe pa asnjë gjë, ose të fitojë shumë, kjo është pjesë e formulës së emisionit.” – është shprehur më herët moderatori për televizionin “Klan”.