Blogerja Zhaklina Lekatari është e njohur për publikun shqiptar për deklaratat e bujshme që bën në lidhje me marrëdhëniet intime dhe jo vetëm.
Zhaklina flet gjithmonë hapur për jetën e saj seksuale, saqë këtë e shohim edhe në stilin e saj, sikurse ishte vibratori si varëse që e kishte të vendosur ditën e sotme gjatë një interviste.
Gjatë intervistës ajo ka sqaruar edhe një deklaratë që dha pak kohë më parë ku shprehu se ka një dekadë që nuk është në një marrëdhënie, dhe se shkak i kësaj është fakti se “ajo i tremb burrat.”
“U abuzua me lajmin sepse unë kam 10 vjet pa një marrëdhënie të konsoliduar. Po sigurisht që nuk është se unë nuk kam bërë dating apo nuk kam dalë, por unë kam 10 vjet që nuk kam qenë e angazhuar në një marrëdhënie serioze. Kur ti bën dating për tre muaj me një person, unë nuk mendoj që atë tre mujor ti do ta quash lidhje”– tha Zhaku në “Abc e Pasdites.”
Ndër të tjera ajo foli edhe rreth familjes së saj, ku tregoi se ishte adoptuar nga një familje italiane, por mban kontakte me nënën biologjike pasi babanë e ka humbur.
“Unë nuk bëj fëmijë dhe ndodhi gjithë kjo ping pong në jetën time, të gjitha lëvizjet që unë nuk vendosja. Ia kam premtuar vetes që nuk do ia bëja kurrë fëmijës tim. Prandaj liria është e rëndësishme për mua, dhe jo ajo seksuale por liria për të vendosur. Jo nuk dua të bëhem me fëmijë. Nëse do ndërroj mendje kam qejf të adoptoj, dhe mendoj që është një zgjedhje shumë e mirë”– tha ajo.