PARA, STOLI DHE SENDE TË ÇMUARA/ Grabitësit 400 mijë euro “dëm” në shtëpinë e ish-missit – AlpeGossip
PARA, STOLI DHE SENDE TË ÇMUARA/ Grabitësit 400 mijë euro “dëm” në shtëpinë e ish-missit

PARA, STOLI DHE SENDE TË ÇMUARA/ Grabitësit 400 mijë euro “dëm” në shtëpinë e ish-missit

Shtëpia e ish-miss-it të Kosovës, Agnesa Vuthaj, ka qenë shënjestër e një grabitjeje.

Grabitësit kanë rrëmbyer qindra mijëra euro para cash dhe stoli në shtëpinë e bukuroshes kosovare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 në rrugën “Montana” në Lagjen Marigona në Çagllavicë, ku grabitësit vodhën mbi 100 mijë euro para të gatshme dhe rreth 300 mijë euro stoli të tjera.

Sipas këtij raporti, Policia është njoftuar nga sigurimi i lagjes, pasi që Vuthaj nuk gjendej në shtëpi.

 

 

293219750 571217784541458 4320393195826421307 N 661x1024

Kjo është vlera marramendëse e parave dhe stolive që iu vodhën Agnesa Vuthajt

Shtëpia e ish miss-it të Kosovës, Agnesa Vuthaj, ka qenë cak i një vjedhjeje.

Demokracia.com raportoi më herët se hajnat në shtëpinë e bukuroshes kosovare vodhën qindra mijëra euro para të gatshme dhe stoli.

Sipas raportit të brendshëm të Policisë së Kosovës, të cilin e ka siguruar Demokracia.com, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 në rrugën “Montana” në Lagjen Marigona në Çagllavicë, ku hajnat vodhën mbi 100 mijë euro para të gatshme dhe rreth 300 mijë euro stoli të tjera.

Sipas këtij raporti, Policia është njoftuar nga sigurimi i lagjes, pasi që Vuthaj nuk gjendej në shtëpi, raporton Gazeta Express.

“Lidhur me këtë informatë është angazhuar njësia policore, ku e njëjta ka kontaktuar me sigurimin e lagjes dhe na njofton se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e Agnesa Vuthajt, ku kjo e fundit nuk është prezente dhe kanë vjedhur mbi 100 000 (njëqind mijë) Euro para të gatshme dhe diku rreth 300 000 mijë euro gjëra të çmueshme duke përfshirë, ari, orë dhe bizhuteri të ndryshme”, thuhet në raport.

292909779 1060290178206504 6851737689869137326 N 718x1024

Lidhur me rastin është lajmëruar edhe Prokuroria.

Policia e Kosovës ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë vjedhje