SEKSI DHE PROVOKUESE/ Kourtney Kardashian sapo riktheu bustin tub (FOTO) - AlpeGossip
SEKSI DHE PROVOKUESE/ Kourtney Kardashian sapo riktheu bustin tub (FOTO)

SEKSI DHE PROVOKUESE/ Kourtney Kardashian sapo riktheu bustin tub (FOTO)

Mos vallë Kourtney Kardashian po merr këshilla nga Kim? Ashtu duket – të paktën kur vjen puna tek stili veror. Mbrëmë, në Los Angeles, motra më e madhe Kardashian që po punon me stilisten Dani Michelle, u fotografua me një fustan lëkure ngjyrë vere shoqëruar me sandale me rripa.

Vetëm një vit më parë, në sfilatën e Tom Ford Pranverë 2018, Kim Kardashian veshi diçka të ngjashme, por në lëkurë të zezë.

Fustani bust tub mund të jetë zgjedhja më seksi e verës. Silueta pas trupit është goxha më provokuese se fustanet e lirshme. Në fund të fundit, minimalizmi i vajzës cool na kthen në vitet ’90. Në fakt, një fustan i ngjashëm u vesh nga Naomi Campbell në sfilatën e Gucci, 1997. Victoria Beckham, në kohët e Spice Girls, ishte shumicën e kohës me një fusant ë tillë, por të zi. Ndërsa Kourtney? Kourtney goditi me ngjyrën e ngrohtë.