Ndodh shpeshherë që këngëtarët shqiptarë në tekstet e këngëve të tyre e paraqesin femrën si objekt seksi.
Pikërisht nga këto këngë ata marrin klikime të shumta, madje edhe nga vetë vajzat.
Nisur nga kjo, disa studentë të degës “Gazetari” në Universitetin e Prishtinës, e kanë parë si shqetësim këtë tendencë dhe kanë vendosur të realizojnë një fushatë sensibilizuese kundër teksteve që paraqesin femrën si të tillë.
Nëpërmjet kësaj fushate ata kanë kritikuar artistët dhe po japin mesazhin që femra mos trajtohet si e tillë.
Këngët që janë kritikuar kanë përmbajtje dhe fjalë banale në tekste, klipe prej më të ndryshmeve me skena “hot” e madje femra çdoherë cilësohet si “seks simbol”.
Sipas mediave kosovare, studentët kanë gjetur mbëshetje të madhe, por ende nuk ka një reagim nga artistët në fjalë.
Më poshtë po listojmë këngët që ata kanë marrë si referim dhe që kanë kritikuar për shkak të teksteve ku femra shfaqet si objekt seksi:
Tek kënga e Feros thuhet: “Sa herë që m’sheh BITCH jom tu e thy a pe din qysh BITCH, a pe din qysh, dridhe, dridhe, dridhe, dridhe ej bethen e madhe dridhe, dridhe ej, sille, sille, sille, sille ha”.
Pra, shumë e kuptueshme dhe nuk ka nevojë për shumë koment.
Tek klipi i këngës së Stresit shihen vajzat e zhveshura dhe një tekst i cili thotë “ thoba jote sa spo na nxan kreveti, veç une e di se qa po don dogy style 69 kurgjo nuk mjafton, un e di çka po don”.
Ndërkohë Skivi dhe Cozman e portretizojnë femrën në mënyrë më ekstreme të mundshme. “Dhipi shumë i smut mkalli, thirri zjarrfiksat dogy, nejën un nuk e nail nuk e nali nuk e nali. E madje, ka edhe sharje të pacensuruar që përsëritet disa herë gjatë refrenit”, thuhet në një këngë.
Na vjen keq për Mc Kreshën dhe Lyrical Son se janë ndër reperët më t ëmirë, por e kanë tepruar me trajtimin e femrës si object seksi në këtë këngë. “Hey girl up ti me thob t’madhe, Veç mos u nal se club-in e kale, S’jetu e pa krejt shokt mi pijave, uh”, është një pjesë e tekstit të këngës.
“Dhipi jem o shumë e rë, ato e iqa në vce”, thotë teksti ku këndon reperi Buta dhe me të drejtë ëstë konsideruar i papërshtatshëm.
Cozman me këngën e tij “Yamborghini”, nuk ka hezituar t’iu bëjë diss në një farë femrave shqiptare. “Pi pëlqen kerru e po don me bo ni xhiroo, yeah I heard she knoës even fuckin deep through, jeta shumë e shpejtë vuum yamborghini high nëse ato mdojnë une skom faj”, janë këto fjalët që Cozman këndon duke iu bërë me dije atyre femrave që lakmojnë në makinat e shtrenjta dhe vetëm tek paratë.