”Ma hoqe trurin”, i ftuari nuk përmbahet puth në buzë papritur gazetaren (VIDEO) – AlpeGossip
”Ma hoqe trurin”, i ftuari nuk përmbahet puth në buzë papritur gazetaren (VIDEO)

”Ma hoqe trurin”, i ftuari nuk përmbahet puth në buzë papritur gazetaren (VIDEO)

Është thuajse e pamundur që në transmetime direkte të shmangen situata që ndoshta nuk do duhej të transmetoheshin në televizor dhe një gjë e tillë ka ndodhur edhe gjatë edicionit informativ në “Tgr”, kanali italian.

I ftuar në studio ka qenë Gene Gnocchi i cili kishte shkuar për të folur për spektaklin e tij, por është mahnitur aq shumë nga gazetarja sa nuk është përmbajtur.

Ai fillimisht i tha gazetares Maria Grazia Lombardit se është e mrekullueshme dhe u ngrit nga vendi papritur për ta puthur në buzë.

“Mund të them diçka? Po të dëgjoja duke lexuar lajmet, ma hoqe trurin, tani duhet të të puth…”, u shpreh Gnocchi para se ta puthte në buzë gazetaren.

Kjo e fundit mbeti e hapur dhe e vënë në siklet, por për hir të transmetimit live e kaloi situatën me sportivitet.