Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa u shpall fituese e edicionit 21 të ‘Këngës Magjike’. Ajo konkurroi me këngën ‘Ma zgjat dorën’, të kompozuar nga Flori Mumajesi.
Eneda është përfolur se do ta fitonte ‘Këngën Magjike’ vetëm ngaqë kënga e saj ishte punuar nga Flori, mirëpo e ftuar së fundmi në ‘Tempora’, këngëtarja ka treguar se as nuk e ka menduar diçka të tillë. Madje e ëma i kishte krijuar bindjen se nuk do të fitonte asnjë çmim, pasi Flori ishte shpallur vjet fitues i ‘Këngës Magjike’.
“E para që kontestoi këtë pjesëmarrje timen ishte ime më. I thashë mami do marr pjesë në ‘Këngën Magjike’ me Florin, e më tha po Flori fitoi vjet dhe s’ke për të marrë çmim me këtë këngë. Harroje çmimin e parë. I thashë nuk më intereson fare, unë do kem një këngë të mrekullueshme nga Flori dhe nuk jam futur fare më këtë mendim”, është shprehur këngëtarja në ‘Tempora’.