“PËSOVA INFARKT”/ Ish-gruaja e Kastro Zizos rrënqeth me rrëfimin e saj (FOTO) – AlpeGossip
“PËSOVA INFARKT”/ Ish-gruaja e Kastro Zizos rrënqeth me rrëfimin e saj (FOTO)

“PËSOVA INFARKT”/ Ish-gruaja e Kastro Zizos rrënqeth me rrëfimin e saj (FOTO)

Ish-bashkëshortja e këngëtarit të njohur Kastro Zizo, Erleta Hoti që pas ndarjes së bujshme me Kastron është komentuar gjatë në media. Mirëpo, së fundmi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ertela ka zbuluar se po kalon një periudhë shumë të keqe në jetën e saj.

Sipas ‘Panorama’ në postimin e saj Ertela e cila ka dhe një vajzë me Kastron të quajtur Nia, ka rrëfyer se prej 5 vitesh nuk mund të ngrihet nga krevati dhe kjo për shkak të një gabimi që një mjek bëri në diagnozën e saj. Ertela ka rrëfyer se para pesë viteve pas një infeksioni urinar u diagnostikua gabimisht me terapi nga disa mjekë, kjo terapi i dëmtoi asaj shumë organe brenda trupit të saj, përfshirë edhe zemrën.

“Pesë vite në gjendje jo të mirë shëndetësore, pa punë dhe pa njohuri se çka të bëj me vetën. Në fillim të vitit 2015 isha e ftohur nga një kanal urinar, kurse një nefrolog më diagnozoi që kisha ‘veshkë të dëmtuar’. Nga terapitë e gabuara, gjendja veçse përkeqësohej, derisa ndërrova doktorin, i cili e pa që nuk kisha asgjë në veshkë. Po për shkak të keqtrajtimit, veçse më ishin dëmtuar disa organe të brendshme, ndër to dhe zemra”, ka rrëfyer ish moderatorja e cila tashmë nuk mund të kujdeset dot as për vajzën e saj.

“Pas 3 viteve të terapive shëruese, rezultatet mjekësore më dolën mirë dhe u gëzova shumë. Por, pas katër ditëve pësova infarkt në zemër (sipas kardiologut) dhe prapë mbeta shtrirë dhe me pasoja nga më të ndryshmet. Kam shkuar te katër kardiologë të ndryshëm dhe kam marrë 4 diagnoza të ndryshme për zemrën. Po e shoh që gjendja veçse po më përkeqësohet, por me 4 diagnoza të ndryshme as e kam idenë se çfarë duhet të bëj.”, ka shkruar ajo ndër të tjera duke treguar për gjendjen e saj të vështirë shëndetësore.