Sot është ekspert dasmash, ama propozimi që Mandi i ka bërë Marçelës "lë për të dëshiruar": I thash... - AlpeGossip
Sot është ekspert dasmash, ama propozimi që Mandi i ka bërë Marçelës “lë për të dëshiruar”: I thash…

Sot është ekspert dasmash, ama propozimi që Mandi i ka bërë Marçelës “lë për të dëshiruar”: I thash…

Mand Peza dhe Marçela Lati festuan 20-vjetorin e njohjes pak ditë më parë dhe sot të ftuar tek Rudina treguan disa detaje të 20 viteve bashkë. Me një koordinim të natyrshëm, historinë e nisi Marçela, e vazhdoi Mandi dhe gjatë gjithë rrëmit plotësonin njëri-tjetrin. Dhe ne e dëgjuam njëherësh historinë në versionet e të dyve.

“Ne u njohëm në shkollë. Mandi erdhi për një aktivitet që do përfshinte gjithë shkollat e Tiranës, një Rin Fest në 2008-n. Ai njihte zyshën time, Nora Malajn. Unë isha në grupin e atletikës, por kisha ndrydhur këmbën dhe kalova këtej nga modelet. Kur Mandi më pa me to, më tha: Po ti? Hiç mo kot për të lënë orët i thashë”, tregoi Marçela e cila u plotësua nga Mandi që tha se këtu u bë edhe më interesante.

Pastaj nisën të ishin shokë derisa një ditë erdhi propozimi për të krijuar në lidhje dashurie.

Kishim tre muaj që njiheshim dhe Mandi kishte ardhur të më priste nga kursi që bëja. U ulëm në një lokal, aty ku sot është ndërtuar pallati ku ne jetojmë dhe unë besoj tek shenjat, e Mandi më tha: Si mendon sikur të qëndronim bashkë për disa kohë? Mua kjo ‘disa kohë’ nuk më pëlqeu. Megjithatë i thashë: Do mendohem”, tha Marçela. Ndërkohë që Mandi shtoi se ajo sapo kishte përfunduar vitin e tretë të gjimnazit dhe kishte planet e ëndrrat e saj. Donte të studionte jashtë. Ishte e vogël, ndaj dhe ia bëra propozimin kështu si sportiv”.

Megjithatë disa gjëra kuptohen me kimi e me shikime. Fjalët nuk janë gjithçka. Pak nga
pak “disa kohë” u kthyen në 20 vjet, në një martesë të lumtur dhe në dy fëmijë: Kaltra
dhe Jon./F.H