Mandi dhe Marçela rrëfejnë lindjen e vajzës mes zhurmës së ardhjes së George Bush: S’punonin telefonat, s’kishte… – AlpeGossip
Mandi dhe Marçela rrëfejnë lindjen e vajzës mes zhurmës së ardhjes së George Bush: S’punonin telefonat, s’kishte…

Mandi dhe Marçela rrëfejnë lindjen e vajzës mes zhurmës së ardhjes së George Bush: S’punonin telefonat, s’kishte…

Armand Peza dhe Marçela Lati ishin të ftuar në emisionin e pasdites në Tv Klan, “Rudina”, ku folën për martesën dhe punën së bashku. Ndër të tjera, çifti i njohur tregoi një detaj interesant për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, vajzën Kaltra.

Siç rrëfeu edhe Marçela, ajo dëshironte të sillte në jetë vajzën në datë 10 qershor, duke qenë së numri 10 i referohej datës së lidhjes së dashurisë. Por në qershor të vitit 2007 le të themi se Shqipëria ishte pak në “kaos”.

Foto nga vizita e ish-presidentit Bush.

“Dita e lindjes përkonte me vizitën e George W. Bush-it, 10 qershor. Sigurisht që dëgjuam ato legjendat urbane se s’do të punonin telefonat, do të bllokoheshin rrugët, kishim frikë se nuk do të komunikonim dot me doktorët. Ndaj vendosëm që lindjen cezariane ta realizonim 1 ditë para”, rrëfyen me humor ata, megjithëse vite më parë kjo ngjarje kishte rezultuar plot ankth.

Marçela dhe Mandi janë prindër të dy fëmijëve, Kaltrës dhe Jonit. Ata treguan gjithashtu se kishin qenë të pranishëm të dy gjatë procesit të lindjes, një vendim i përbashkët, të cilin Mandi e përshkoi si një moment të paharrueshëm në jetën e tij.