U përfolën për NDARJE, reagon Çiljeta: Mbreti kënaqet vetëm me mbretëreshën e vet… (FOTO) – AlpeGossip
U përfolën për NDARJE, reagon Çiljeta: Mbreti kënaqet vetëm me mbretëreshën e vet… (FOTO)

U përfolën për NDARJE, reagon Çiljeta: Mbreti kënaqet vetëm me mbretëreshën e vet… (FOTO)

Alban Hoxha dhe Çiljeta Xhilaga janë një ndër çiftet më interesante dhe më të përfolura të show-bizit shqiptar.

Pak javë më parë, çifti u përfol se ishin ndarë, por Çiljeta publikoi foto sëbashku me Albanin, ku dukeshin më të lumtur se kurrë.

Së fundmi, çifti mesa duket ka patur sërish “trazira”. Çiljeta ka publikuar një foto në rrjetet sociale, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh për Alban Hoxhën.

“Një mbret nuk kënaqet me këdo, por vetëm me mbretëreshën e vetë. Mirëmëngjesi”, ka shkruar Çiljeta në Instagram.

Nga ana tjetër, Alban Hoxha është grumbulluar nga Kombëtarja Shqiptare për ndeshjet miqësore kundër Kosovës dhe Ukrainës.