TRENDI I FUNDIT I MAKE UP ËSHTË NË LËVIZJE/ Tani do të lyhemi kështu! (FOTO) – AlpeGossip
TRENDI I FUNDIT I MAKE UP ËSHTË NË LËVIZJE/ Tani do të lyhemi kështu! (FOTO)

TRENDI I FUNDIT I MAKE UP ËSHTË NË LËVIZJE/ Tani do të lyhemi kështu! (FOTO)

Na ndodh shpesh që make up-in ta bëjmë gjatë kohës që jemi në lëvizje. Në sediljen e prapme të një taksie, në banjën e punës apo në vendin e parë që të na jepet mundësia.

 Gjithsesi, të aplikosh fondatinën, korrektorin apo buzëkuqin gjatë kohës që je në lëvizje është dhunti më vete, pasi diçka mund të shkojë keq në çdo sekondë.

 

Fatmirësisht, industria e make up-it duket se e ka zgjidhur edhe këtë problem duke i strukturuar produktet në mënyrën më gjeniale të mundshme. Sfungjerin nuk është nevoja ta mbani më në dorë dhe make up-i do të bëhet njësoj sikur e aplikoni me gjithë kohën e botës në dispozicion.

Mjafton t’i fusni që në darkë në çantë dhe të shtyni alarmin. Make up-in mund ta bëni rrugës!

Forma e produkteve të reja do të duket pak a shumë kështu. Sfungjeri i përhapjes është lëhtësisht i lëvizshëm dhe mund të lahet sa herë të doni. Shumica e markave më të njohura të make up-it po shkojnë pas këtij trendi për shkak se është shumë funksional dhe praktik.