Për shijen e tij, nuk ka dyshime, por pak dyshime ka edhe për koston që ai shpenzon për t’u dukur bukur. Spikati dukja e tij në dasëm gjatë verës, kur ai i dha fund beqarisë me bukuroshen Marina Vjollca.
Tashmë ai njihet për blerjet e çmendura për look-un e tij. Por sa kushtojnë një palë këpucë të tij?
Faqa whattheywearin në Instagram ka zbuluar se një palë nga këpucët e tij kanë kushtuar plot 680 euro. Epo të jesh një personazh vip ka edhe të mirat e saj.