Pasi tregoi dietën e VIP-ave, Lori Hoxha nxjer DETAJE të tjera nga shëndeti i saj (FOTO) – AlpeGossip
Pasi tregoi dietën e VIP-ave, Lori Hoxha nxjer DETAJE të tjera nga shëndeti i saj (FOTO)

Pasi tregoi dietën e VIP-ave, Lori Hoxha nxjer DETAJE të tjera nga shëndeti i saj (FOTO)

Lori Hoxha është një nga vajzat më me ndikim në vendin tonë. Trashëgimtarja e Top është kthyer në një model për vajzat e reja që ato të inspirohen me tendencat më të fundit të modës dhe se si mund të kurojnë imazhin e tyre. Lori është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpalos stilin dhe sharmin e saj e jo më kot numëron shumë ndjekës. Mirëpo së fundmi ajo u ka bërë një dhuratë shumë të vyer atyre.

Mbrëmjen e djeshme Lori Hoxha ka bërë disa postime në Insta story ku njofton fansat se është duke mbajtur një dietë që e mbajnë VIP-at,

Ajo ka publikuar një foto të sajën dhe bashkangjitur saj shkruan: “do shëndoshesh o Lor, por ata se dinë që unë po bëj një dietë ku ha betëm 6 orë në ditë dhe orët e tjera rri pa ngrënë fare sepse kështu më tha Sara që po dobësohen VIP-at”.

Më pas ajo ka publikuar një tjetër foto ku tregon se si është kjo dietë e cila quhet “Keto” dhe nuk të lejon të hash karbohidrate si dhe mund të hash ushqim vetëm 8 orë në ditë, por pjesën tjetër nuk duhet të hash asgjë.

“Po tallesha miq. Mënyra e duhur për të mbajtur këtë diet është të hash për 8 orë (jo sheqerna, jo karbohidrate) dhe të mos hash në kohën e mbetur. Quhet dieta Keto, kërkojeni në google. Ka funksionuar për njerëzit që njoh. Unë nga ana tjetër po mbaj dietën Lori ku ha çfarë të dua për 8 orë dhe pastaj rri pa ngrënë në pjesën e mbetur të kohës, sepse sheqernat dhe karbohidratet janë ajo çfarë unë jam dhe refuzoj të heq dorë nga to”.- ka shkruajtur Lori në këtë postim.