Kida është kopje e mamit të saj: Urimi që i bën për ditëlindje është rrënqethëse (FOTO) – AlpeGossip
Kida është kopje e mamit të saj: Urimi që i bën për ditëlindje është rrënqethëse (FOTO)

Kida është kopje e mamit të saj: Urimi që i bën për ditëlindje është rrënqethëse (FOTO)

Ndonëse në moshë shumë të vogël, Kida është kthyer padyshim në një nga personazhet më në zë në shoëbizin shqiptar. Një këngëtare e talentuar e cila ka një imazh shumë të veçantë, arrin të ketë në fakt dhe një bazë shumë të fortë ndjekësish. Jo më kot për pak, ajo arrin të ketë 1 milion ndjekës në Instagram.

Megjithatë, Kida ka dëshirë që gjithnjë të mbajë një profil shumë profesional në publik pa dashur të tregojë shumë nga vetja dhe jeta e saj personale. Çastet intime që ndan me ndjekësit janë të pakta, ndaj kur ajo poston ndonjë gjë që s’ka lidhje me muzikën, shpesh kthehet në lajm kudo.

Njësoj dhe sot teksa ka uruar të ëmën për ditëlindje. Në një foto shumë të ëmbël ku ajo shfaqet pranë të ëmës së saj, Kida shkruan: “Shumë urime ditëlindjen e shtrenjta ime, je një dhe e vetmja. Të uroj gjithë të mirat mami. Edhe 100 vite të tjera! Të dua shumë shumë” – përfundon këngëtarja ndërkohë që ne na mbeti mendja tek ngjashmëria që kanë ato të dyja.