NË PRITJE TË ËMBËL/ Elita Rudi na tregon me një FOTO “nepsin” që i ka sjellë shtatzënia – AlpeGossip
NË PRITJE TË ËMBËL/ Elita Rudi na tregon me një FOTO “nepsin” që i ka sjellë shtatzënia

NË PRITJE TË ËMBËL/ Elita Rudi na tregon me një FOTO “nepsin” që i ka sjellë shtatzënia

Prej javësh në media po shkruhet se Elita dhe Gjiko janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Thuhet se Elita është në muajin e katërt të pritjes së ëmbël, ndërsa po presim me padurim që ky lajm të konfirmohet nga vetë çifti.

Pak ditë më parë Gjiko publikoi një video, ku shihej në kuzhinë me Elitën teksa fansave nuk u ka shpëtuar barku i rrumbullakosur i moderatores të cilin Gjiko nuk është munduar ta fshehë.

Ai i hap një kavanoz me turshi Elitës, e cila me siguri do e ketë nga nepsi i shtatzënisë.

Dhe si duket shtatzënia e ka bërë Elitën të orientohet te ushqimet tradicionale dhe diçka të tillë na e ka vërtetuar edhe sot.

Ajo ka postuar një Instastory ku tregon se po ha samun, ushqim tradicional i qytetit të Gjakovës, larg dietave dhe ushqimeve të konsideruara si “të shëndetshme”.

Kujtojmë se në të njëjtën rrugë kaluam edhe gjatë shtatzënisë së Sarës, e cila postonte shpesh në rrjetet sociale ushqime, që zinin pjesën më të madhe të fotove muajit e fundit. (KLIKO)

Kjo gjë na i përforcoi aso kohe dyshimet dhe mesa po shohim edhe Elita këtë shtatzëni po e kalon me një uri të paparë, kryesisht për ushqime tradicionale.