REZARTA SHKURTA BËN PUBLIK RIBASHKIMIN E FAMILJES/ Ja si e uron Xhensila… (FOTO) – AlpeGossip
REZARTA SHKURTA BËN PUBLIK RIBASHKIMIN E FAMILJES/ Ja si e uron Xhensila… (FOTO)

REZARTA SHKURTA BËN PUBLIK RIBASHKIMIN E FAMILJES/ Ja si e uron Xhensila… (FOTO)

Disa orë më parë Rezarta Shkurta bëri me dije nëpërmjet një postimi në Instagram se bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha ishte liruar nga burgu.

Ajo vendosi ta ndajë gëzimin familjar me ndjekësit e saj duke postuar një video emocionuese ku shfaqej bashkëshorti dhe vajza e tyre, Hera.

“Familja ime e vockël u bashkua…
Faleminderit për çdo fjalë e mbështetje që kam ndjerë nga ju , këto vite të vështira… Uroj nga zemra për gjithsecilin nga ju, të gjitha urimet që më keni dhënë, t’ju kthehen në bekime në jetët tuaja” – shkruante Rezarta në postimin e saj.

Pas këtij postimi vërshuan komentet e shumta që mbështesnin dhe uronin familjen e ribashkuar të këngëtares, ku ra në sy  komenti i këngëtares Xhensila Myrtezaj.

“Qofshi gjithmonë të lumtur ashtu sikurse e meritoni… Zoti ju bekoftë o familje e bukur” – komentoi Xhensila.