KËTO METODA JU DUHEN/ Si t’i bëni këpucët të duken më të shtrenjta – AlpeGossip
KËTO METODA JU DUHEN/ Si t’i bëni këpucët të duken më të shtrenjta

KËTO METODA JU DUHEN/ Si t’i bëni këpucët të duken më të shtrenjta

Duke ndjekur trendet e fundit shumë vajza harrojnë se markat e njohura jo domosdoshmërisht kanë këpucë që tregojnë se janë të shtrenjta. E gjitha varet nga disa detaje, që  transformojnë look- un tuaj dhe e bëjnë atë të duket më i kuruar dhe më i shtrenjtë.

Eliminoni dekorimet

Skëlqimi i tepërt, gurët dhe xixat e bëjnë një këpucë të duket e lirë pavërësisht çmimit të saj real. Përpiquni që në vend të një këpuce të dekoruar me gurë të zgjidhni një tjetër në ngjyrë varaku.

Platforma

Këpucët me platformë kanë dalë nga moda prej kohësh. Ndaj nuk do shumë mend që një palë të tilla duken sikur janë marrë nga stoqet e magzinave.

Ngjyrat

Këpucët shumëngjyrëshe janë të bukura, ama në rastin e atleteve ngjyrat e tepërta krijojnë idenë e diçkaje të lirë.

Detajet metalike

Njësoj si për xixat dhe gurët, edhe për detajet metalike vlen i njejti parim. Në rastin e çizmeve, këto të fundit duken më të shtrenjta dhe më cilësore kur kanë më pak dekorime.

Këpucët e parehatshme

Përveç se do t’ju bëjnë të ecni keq këpucët e parehatshme mund t’ju shkaktojnë edhe dëmtime të tjera të këmbëve. Në vend që të zgjidhni një palë këpucë të parehatshme me të cilat nuk ecni dot, qëndroni në anën e sigurtë duke blerë një palë të tilla komode.

Lëkura

Lëkura sado imitim i mirë qoftë, nëse nuk është origjinale duket e lirë. Për këtë arsye do t’ju këshillonim të zgjidhni një palë çizme kamoshi në vend të një palë të tjerave në lëkurë fallco.