I lumtur dhe krenar, Gashi e ka shoqëruar këtë moment me një koreografi fikse me balerinat që e shoqërojnë në kërcimin tipik shqiptar.
“Më trego që je shqiptar pa e thënë fare që je shqiptar”, ka shkruar reperi krah videos së shkëputur nga prapaskenat e xhirimve ku duket se e ka shijuar pamasë këtë moment.
Edhe Emina Çunmulaj e ka ndarë videon në llogarinë e saj duke theksuar se kënga është zjarr.
Kjo nuk ëhstë hera e parë që Gashi tregon në projektet e tij origjinën dhe krenarinë e madhe të të qenurit një djalë shqiptar. Këngët e tij janë kthyer në hite e me siguri ‘Don’t pass my love’ do të jetë një sukses i radhës./