Aktorja 60-vjeçare shijon pushimet krah të dashurit 20 vite më të ri (FOTO) – AlpeGossip
Aktorja 60-vjeçare shijon pushimet krah të dashurit 20 vite më të ri (FOTO)

Aktorja 60-vjeçare shijon pushimet krah të dashurit 20 vite më të ri (FOTO)

Sharon Stone prej muajsh është në një lidhje romantike me italianin Angelo Goffa i cili është 20 vite më i ri se ajo. 60-vjeçarja ka përfituar nga ditët e pushimit që ka pasur për t’u ‘arratisur’ me të dashurin drejt Spanjës. Paparacët kanë arritur të shkrepin disa foto teksa dy të dashuruarit pushojnë së bashku.

Vlen për t’u theksuar se Stone është në formë perfekte dhe ka marrë vëmendjen e partnerit me rroba banjot tyl. Kujtojmë se Angelo dhe Sharon kanë nisur të dalin së bashku në janar të këtij viti.