HOROSKOPI, 16 GUSHT/ Këto shenja duhet të tregohen të kujdesshme sepse… – AlpeGossip
HOROSKOPI, 16 GUSHT/ Këto shenja duhet të tregohen të kujdesshme sepse…

HOROSKOPI, 16 GUSHT/ Këto shenja duhet të tregohen të kujdesshme sepse…

AlpeNews.al sjell për të gjithë lexuesit horoskopin ditor të së premte datë 16 Gusht 2019, përshtatur nga “Daily Horoscope”.

Dashi

Për qëllimet më të mëdha në jetë, ne punojmë dhe përpiqemi shumë përpara se të shohim rezultatin. Por kur ja dalim, ndihemi shumë krenarë për veten tonë. Ndonjëherë, çdo gjë plotësohet shpejt dhe pa shumë mundim. Edhe ky sukses quhet i fituar. Nëse këto kohë ke arritur një fitore pa u munduar shumë për të, mos u ndje sikur nuk e meriton. Përsëri duhet të ndihesh krenar për veten. Ndonjëherë ky lloj suksesi i thjeshtë, vjen tek ti për shkak të gjërave të mira që mund të kesh bërë më parë.

Demi

Preferencat tona ndryshojnë në varësi të mënyrës sesi ndihemi, ose të rrethanave në të cilat ndodhemi. Ndoshta në këto momente po përpiqesh shumë për të marrë një vendim, por në fakt nuk ke pse të mundohesh kaq shumë. Mund të jesh duke menduar se opsionet e tua janë të  limtuara, por në fakt jo. Duhet ta lësh veten të lirë për shumë ide të tjera dhe në këtë mënyrë do të kuptosh që ke pafund opsione.

Binjakët

Ke bërë disa zgjedhje duke menduar se gjithçka do të shkojë mirë por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç i planifikoni dhe kjo është tepër normale sepse, kjo është jeta. Të bëhesh fanatik ose të acarohesh mbi një problem që mund të të ketë dalë, thjesht do ti bëjë gjërat më keq dhe nuk do të zgjidhi asgjë. Nëse mban qetësinë, do të mund të kuptosh që ka shumë njerëz që po përpiqen të të ndihmojnë me problemin për të cilin po mundohesh shumë.

Gaforrja

Të gjithë ne, në një moment të jetës jemi kapur me diçka dhe kemi refuzuar ta lëshojmë sepse kemi menduar se një gjë tjetër kaq e mirë nuk do të na vijë më kurrë. Kjo ndonjëherë ndodh me marrëdhëniet. Refuzoni ta lini diçka të shkojë sepse mendoni se nuk do të përjetoni më asnjëherë një gjë të ngjashme si ajo. Mos e bëni. Lejojini vetes mundësinë për të patur shumë gjëra të tjera. Bota është e mbushur me mundësi dhe ti mund të gjesh atë që me të vërtetë kërkon.

Luani

Në keto momente jeni duke punuar me diçka sëbashku me dikë ose në të njejtën kohë me të. Ndërkohë që ti po ja del shumë mirë, personi tjetër po mundohet shumë për të kapur ritmin tuaj. Në pamje të parë mund të duket se personi tjetër përton ose është i shpërqëndruar. Në fakt, mund të jetë diçka më shumë se aq. Vetëm se është e thjeshtë për ty, nuk do të thotë se është e thjeshtë për të gjithë. Ta kritikosh atë person nuk është gjeja më e mirë që mund të bëni. Provoni të jeni pak më e butë dhe të ofroni ndihmë.

Virgjëresha

Je shumë i shqetësuar edhe për detajet më të vogla të një projekti të ri që po realizon tani. Je shumë perfeksionist dhe mendon se nëse fokusohesh në detaje do të kesh çdo gjë nën kontrroll. Në fakt është ndryshe. Nëse vazhdon të fokusoshesh në vogëlsira dhe jo tek projekti në tërësi, do të humbasësh kontroll mbi atë që po bën. Kujto se gjithçka ka të bëjë me balancën.

Peshorja

Sot fokusohu në atë çfarë mund të shkojë mirë me një projekt, prezantim ose mbledhje të rëndësishme. Mos ji pesimist dhe negativ, mos mendo se gjërat do të shkojnë keq dhe gjithçka do të jetë një dështim. Përpiqu të jesh optimist dhe të shpresosh se çdo gjë do të shkojë pikërisht ashtu siç ti do. Do të jetë shumë më e thjeshtë për ty që të ndihesh më mirë.

Akrepi

Diçka të cilës ti i je përkushtuar shumë si në kohë ashtu dhe në mundim mund të mos ta ketë marrë kurrë mirënjohjen që meriton. Edhe nëse kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, ti vazhdon të bezdisesh. Por duro, shumë shpejt ti do të fitosh të gjithë mirnjohjen dhe vëmëndjen që meriton dhe të duhet. Mund të të duket e pamundur por ja që çdo gjë kthehet në jetë.

Shigjetari

Nëse disa ditë më parë ishe i mërzitur me një mik për mënyrën se si ai zgjidhi diçka dhe ti u ankove te një tjetër mik për këtë gje, shoku yt i dytë mund të të thotë se ke të drejtë por ndoshta nuk është kështu. Ndonjëherë jemi të frikësuar për t’iu drejtuar burimit të problemit dhe përpiqemi ta shmangim me çdo mënyrë. Nëse sot nuk je i lumtur për diçka, mos shkoni të ankoheni tek dikush që nuk mund të bëjë asgjë për problemin tuaj. Shkoni direkt tek burimi i problemit dhe aty do të gjeni zgjidhje.

Bricjapi

Ndoshta ndihesh gati për të qenë pjesë e një gjëje të re që sapo ka ardhur në jetën tënde. Ndihesh sikur i di të gjitha dhe ke çdo gjë që të duhet por në fakt ke nevojë akoma për punë në mënyrë që të jesh aty ku duhet. Duhet të perfeksionohesh dhe më pas do të mund të jesh i suksesshëm.

Ujori

Edhe pse ndihesh sikur je i ngadaltë, pa shumë përvojë dhe më pak kompetitiv, prap ke mundësi të jesh fitues. Ndoshta nuk do të mund ta bësh diçka shumë shpejtë ose po me aq shkathtësi sa dikush tjetër, por kjo nuk do të thotë aspak se nuk je kantidat për të fituar. Dedikimi yt do të ta sigurojë atë vend.

Peshqit

Dikush po përpiqet të të thotë se do që ti të bësh maksimumin tënd në lidhje me diçka. Ai person pret nga ty dedikim maksimal dhe vëmëndje për çdo detaj të mundshëm. Ndoshta të duket si një sfidë e pamundur, por mjafton thjesht të bësh më të mirën tënde. Do ta shikosh se sa i suksesshëm do të jesh.

/AlpeNews.al