Merrni shembull! Këta të famshëm shqiptarë nuk pinë alkool (FOTO) – AlpeGossip
Merrni shembull! Këta të famshëm shqiptarë nuk pinë alkool (FOTO)

Merrni shembull! Këta të famshëm shqiptarë nuk pinë alkool (FOTO)

Shqiptarët nuk janë të prirur për të konsumuar alkool, të paktën kështu thuhet zyrtarisht.

Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe Eurobarometrit për vitin 2016, konsumi i alkoolit për frymë në Shqipëri është rreth 5 litra në vit, duke qenë i dyti më i ulët në Evropë.

Sipas OBSH, në Shqipëri 30% të konsumit të alkoolit e zë birra, 20% vera dhe 50% pijet e tjera alkoolike. Megjithatë ky konsum i ulët zyrtar i alkoolit mund të lidhet me faktin se prodhimi i verës dhe sidomos i rakisë, që është pija e preferuar e shumë shqiptarëve, është në një pjesë të madhe informal pra jo i deklaruar dhe artizanal.

Gjtisesi, duke qenë se hapëm temën e konsumimit të alkoolit, tani që jemi në prag festash dhe nuk duhet as ta teprojmë me pijen, ne po ju sjellim disa raste të personazheve të njohura të ekranit, që nuk e konsumojnë alkoolin, ose kanë hequr dorë përfundimisht nga ai.

Rita Ora
Këngëtarja e ka pranuar se heqja dorë nga alkooli e ka ndihmuar të ruaje linjat trupore. Rita Ora ka treguar anën e saj sportive në një set fotografik për revistën “Self”, ku ka zbuluar edhe sekretet e një trupi në formë.

“Është si të jesh atlete. Nuk vrapoj në maratonë, por bëj stërvitjen që mundem. Duhet të kujdesesh për trupin që të mbijetosh në botën e spektaklit”, është shprehur këngëtarja me origjinë nga Kosova.

Rita shtoi se i duket vetja heroinë kur nuk rri zgjuar deri vonë dhe kur nuk pi alkool për të ruajtur format trupore.

Çiljeta Xhilaga
Këngëtarja shqiptare njihet si një ndër ato femra që nuk e konsumojnë alkoolin. Edhe pse puna e lidh me ambiente ku frekuentohet alkooli, si lokalet apo club-et e natës ku këndon, Çiljeta është shprehur se gjithmonë porosit pije pa alkool.

“Edhe kur shkoj në club, ato pak herë që dal apo në koncerte të ndryshme ku jam e ftuar, pi kokteil joalkoolik”, ka thënë ajo.

Megjithatë përjashtohen rastet kur duhet të bësh sikur pi për një set fotografik.

Majk
Ndoshta nuk do ta besoni nëse ju themi se reperi Majk është me të vërtetë një “çun për shtëpi”. Ai pi vetëm ujë dhe kjo nuk ka lidhje me zbatimin e orarit të punës.

“Nuk pi as gjatë orarit as pas orarit, alkool e cigare nuk pi fare, njerëzit e mi e dinë që zakonisht nëpër koncerte pi vetëm ujë pa gaz”, ka thënë ai.

Gjithsesi, nuk quhet kur marton shokun e ngushtë, si tek fotoja që është bërë në dasmën e Getoarit dhe Marinës.

Rudina Dembacaj
Ka raste kur alkooli kthehet në një nga faktorët kryesorë të obezitetit dhe kështu ka ndodhur edhe me aktoren shqiptare Rudina Dembacaj. Ajo ka treguar historinë e saj të veçantë të dobësimit, kur ishte studente. Rudina më parë jetonte në Shkodër dhe siç tregoi, kishte një traditë bashkë me xhaxhain, që pinin bashkë raki.

Alkooli siç dihet është një ndër shkaktarët e mbipeshës, ndaj Rudina vendosi ta eliminonte. Ajo gjithashtu tregoi se mban një regjim të rregullt, dhe se është ushtruar në palestër për të ardhur në peshën ideale.

Shkodran Mustafi
Shkodran Mustafi është një nga futbollistët shqiptarë më të suksesshëm në botë. Anëtari i Arsenalit përpos që është një futbollist mjaftë i mirë, është edhe një praktikues i fesë islame. Ai ka treguar një prapaskenë interesante se si nuk pinte alkool kur luante me të rinjtë e Evertonit.

“Për ta praktikuar fenë fillova nga mosha 17-vjeçare kur isha pjesë e Evertonit. Dolëm me shokët e skuadrës në darkë dhe të gjithë pinin ndërsa unë jo. Më pyeti njëri pse nuk pi pasi jam gjerman, i thash jam mysliman dhe nuk pi alkool”, deklaroi Mustafi pak kohë më parë.