PASI U KAP ME DROGË/Aktori njohur flet për herë të parë: Nëse duhet të përballem me burgun…(FOTO) – AlpeGossip
PASI U KAP ME DROGË/Aktori njohur flet për herë të parë: Nëse duhet të përballem me burgun…(FOTO)

PASI U KAP ME DROGË/Aktori njohur flet për herë të parë: Nëse duhet të përballem me burgun…(FOTO)

Çağatay Ulusoy zuri faqet e para të mediave disa muaj më parë pasi u kap me lëndë narkotike. Miqtë që e shoqëronin u lanë në burg, ndërsa për aktorin ende nuk është marrë një vendim.

Nëse akuzat e ngritura për të do të provohen, aktori rrezikon 1 vit e 9 muaj burg. Megjithatë Ulusoy ka vazhduar jetën normalisht madje ka qenë pjesë e disa projekteve kinematografikë së fundmi.

Në një intervistë për filmin e fundit që do të shfaqet në ‘Netflix’ aktori simpatik nuk ka mundur t’i shpëtojë pyetjes për problemet me ligjin. “Unë nuk kam përse t’i jap sqarime askujt tjetër përveçse familjes dhe miqve të mi të afërt. Nëse nuk do të isha i famshëm, askush nuk do e dinte. Gjithsesi, gjëja më e rëndësishme është familja ime. Mami u mërzit shumë, ndërsa babai është më i fortë. Por kjo është jeta, nuk e ndryshojmë dot! Nëse duhet të përballem me burgun, do të më duhet ta bëj”,-u shpreh ai në mënyrë të prerë. Më tej Çağatay u shpreh i lumtur për projektet ku ka marrë pjesë së fundmi.