PËRÇAHET FAMILJA/ Beatrixi dhe Anxhelina konfliktohen dhe marrin vendimin drastik (FOTO) – AlpeGossip
PËRÇAHET FAMILJA/ Beatrixi dhe Anxhelina konfliktohen dhe marrin vendimin drastik (FOTO)

PËRÇAHET FAMILJA/ Beatrixi dhe Anxhelina konfliktohen dhe marrin vendimin drastik (FOTO)

Anxhelina Hadërgjonaj ndodhet në Tiranë, ku përveçse po punon për projektet muzikore, festoi edhe ditëlindjen e saj të 26-të. Në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja shqiptare zgjodhi të publikonte të gjitha urimet që mori dhe askund nuk u pa ai i kushërirës së saj, Beatrix Ramosaj.

Por duket se situata qenka shumë më e ndërlikuar, sesa thjesht një mesazh!

“Blitz.al” ka mësuar se dy kushërirat janë konfliktuar me njëra – tjetrën dhe nuk ndajnë të njëjtin raport si më parë. Lajmi duket se konfirmohet edhe më shumë, në faktin se ato nuk ndjekin më njëra – tjetrën në “Instagram”. Ende nuk dihet arsyeja e debatit mes tyre, ndërsa vajzat kanë zgjedhur të mos e komentojnë në media.

Mbetet enigmë debati mes tyre, pasi disa javë më parë Beatrix-i së bashku me të vëllain e saj, Alban shoqëruan kushërirën e tyre, Anxhelina në udhëtimin e saj në Prishtinë.