NDRYSHIM PLANESH/ Kate dhe William “detyrohen” të kalojnë Krishtlindjet me Meghan Markle – AlpeGossip
NDRYSHIM PLANESH/ Kate dhe William “detyrohen” të kalojnë Krishtlindjet me Meghan Markle

NDRYSHIM PLANESH/ Kate dhe William “detyrohen” të kalojnë Krishtlindjet me Meghan Markle

Në pallatin mbretëror në Londër, gjithçka zien pas lajmeve në mediat ndërkombëtare se Meghan Markle dhe Kate Middleton nuk shkojnë mirë me njëra – tjetrën, madje si pasojë e një debati mes tyre, Dukesha e Cambridge ka përfunduar duke qarë.

Në fakt, pallati mbretëror hodhi poshtë të gjitha spekulimet në lidhje mes Meghan dhe Kate, përmes një deklarate ku sqarohej se ‘kjo situatë nuk ka ndodhur kurrë’.

Sakaq, “Dailymail” raporton se dy kunatat kanë zgjedhur të kalojnë Krishtlindjet në një tryezë të gjithë së bashku me familjet e tyre. Për gjigandin mediatik, kjo zgjedhje është një show solidariteti, pas zërave se Kate dhe William do të festojnë me familjen Middleton në Berkshire, këtë vit.

“Zërat në lidhje me planet e tyre për Krishtlindjet janë shumë të gabuara. Të gjithë bashkë do të festojnë në Norfolk këtë vit.” – tha burimi për “Dailymail”.

Këto do të jetë Krishtlindjet e dyta të Meghan Markle në gjirin e familjes mbretërore.