Soni tregon prapaskenat e FITORES në “Dancing With the Stars”: Gjërat kaluan në banalitet dhe… (VIDEO) – AlpeGossip
Soni tregon prapaskenat e FITORES në “Dancing With the Stars”: Gjërat kaluan në banalitet dhe… (VIDEO)

Soni tregon prapaskenat e FITORES në “Dancing With the Stars”: Gjërat kaluan në banalitet dhe… (VIDEO)

Këngëtarja Soni Malaj përveç suksesit muzikor arriti edhe një triumf, siç ishte fitorja e ‘Dancing with the stars’. E ftuar në programin IN të fundjavës ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi, ajo tregoi ndjesitë e finales. Ermali që në nisje të bisedës i tha se nga ekrani u ndje një mërzitje e saj, teksa Soni tregon çfarë ndodhi:

‘Ndodhën disa gjëra në sallë, më vunë shumë në siklet. Mendoja që publiku nga ekrani do shikoj disa gjëra jo të mira. S’më pëlqejnë fjalët banale në sallë, aq më tepër kur vllai im, mamaja, tezja ime ishin aty. Kur kalohet në banalitet më duket sikur nuk i përkas më atij ambjenti, asaj skene’.