Nënat e famshme shqiptare kanë pasur përgjigjet më perfekte për kritikët e rrjetit… (FOTO) – AlpeGossip
Nënat e famshme shqiptare kanë pasur përgjigjet më perfekte për kritikët e rrjetit… (FOTO)

Nënat e famshme shqiptare kanë pasur përgjigjet më perfekte për kritikët e rrjetit… (FOTO)

Duket se fansave nuk ju intereson aspak nëse je Victoria Bechkam, Khloe Kardashian, Adrola Dushi apo Miriam Cani, nëse shohin diçka që nuk u pëlqen në postimet ku shfaqin fëmijët, nuk e lidhin dot gjuhën. Mirrëpo edhe të famshmet nuk ua kanë lënë mangut përgjigjen kur bëhet fjalë për personin më të rëndësishëm të jetës. Më poshtë ju rendisim disa nga rastet kur nënat e famshme shqiptare kanë dhënë përgjigjet perfekte.

Jonida Shehu

Kristal, është vogëlushja e moderatores Jonida Shehu, e cila me 28 gusht mbush 2 vjeç. Jonida ndau me ndjekësit e saj, copëza nga pushimet në jug të Shqipërisë. Mirëpo një komentuese nuk i pëlqeu aspak fakti se moderatorja po lejon vogëlushen të prekë peshk të ngordhur.

“Me peshk të ngordhur i tregon ku goja e ku bishti? Pak e trishtë” – i shkruan komentuesja.

“Më fal, se parashikova dot delikatesën tënde” – i përgjigjet Jonida plot humor.

Xhoi Jakaj

Mami Xhoi nuk e fsheh asnjëherë krenarinë që ka për vajzën e saj Oriola Marashi. Dhe në një foto në “Instagram” , shfaqte Oriolën të veshur me fustanin e bardhë duke treguar gjithë dashurinë që ka për të bijën. Mirëpo një komentuese ka reaguar në koment, duke i thënë Xhoit të nxjerrë një foto siç i ka Oriola në “Instagram”-in e saj, sepse ai është marketingu që ajo synon.Menjëherë më pas mamaja e Oriolës u hodh në sulm, duke i folur për talentet e shumta të të bijës, dhe i kërkon komentueses të mos shqetësohet për Oriolën, por të shikojë punën e saj.

“Ajo i ka të gjitha. Modelon. Pikturon. Këndon dhe ka zërin më të bukur dhe mëtë madh që mund të ekzistojë. Do flasim kur të dalë në skenë. Sa për ato foto shumë mirë bën dhe ti mos u merakos fare por ndiq mësimet apo rrugën që të pëlqen ty në jetë pa u marrë me të tjerët.. Ori e ka plot sukses rrugën e saj.Të uroj gjithë të mirat pa të gjykuar se çfarë shkruan.” – shkruante Xhoi.

Lume Pepa

Postimet e balerinës Klaudia Pepa ngjallin reagime të forta tek fansat e saj. Në një nga videot. ajo shfaqet duke kërcyer në mënyrë shumë provokuese dhe në fund rrëzohet! Dhe menjëherë fansat shqiptarë nisën me komentet negative, mirëpo nëna e saj Lume Pepa nuk i kurseu aspak replikat.

“Me brekë është por ver syze shpirt” – u shkruan ajo.

Adrola Dushi

Modelja shqiptari publikoi një foto, ku shfaqej duke puthur në buzë djalin e saj Troi. Menjëherë një lum kritikash nisën ndaj Adrolës, e kjo e fundit e fshiu menjëherë foton. Mirëpo pak orë më pas, modelja reflektoi mbi këtë ngjarje dhe në një postim të gjatë sqaroi se nuk kishte absolutisht asgjë të keqe në veprimin e saj.

“Doja mos të prishja qetësinë e pushimeve të mija, mos të merresha me komentet ofenduese dhe e fshiva këtë foto shumë të dashur për mua, por që ka shkaktuar shumë polemika. Jam e vetëdijshme që jo çdo postim i imi do shkaktojë simpatine tuaj, që jo çdo postim do të shkaktojë dashamirësinë tuaj, të cilën nuk ma keni kursyer asnjëherë; Por kurrë nuk kam pritur që të më ofendonit për mënyrën se si ia trasmetoj dashurinë tim biri. Si t’i edukojmë fëmijët ka forma të caktuara, si t’ju flasim atyre ka forma të tjera. Çdo kush mund të të japi një këshillë se në çfarë forme t’i bëjmë këto gjëra. Gjithçka në jetë bëhet sipas disa formave vëtëm trasmetimi i dashurisë tek fëmija yt nuk mund të ketë formë as mënyrë. Dashuria për fëmijën është ndjenja më e madhe në botë dhe asnjë psikolog, doktorr, i afërm apo kushdo qoftë nuk mund të të tregojë se si ta shfaqësh atë. Për gjithçka mund të më kritikoni, por vetëm se si e shfaq dashurinë ndaj fëmijës tim jo; aq më pak të më ofendoni.” -shkruante Adrola Dushi.

Miriam Cani

Edhe Miriam Cani ra pre e kritikave të njëjta, pasi publikoi një foto ku puthte në buzë vajzën e saj Ameli.

“Nuk puthet fëmija në buzë!”, – i shkruan një komentuese.

‘Ashtu e? Kush e thotë këtë?’- i është përgjigjur Miriami komentueses, dhe pas kësaj ka pasur një lumë komentesh të tjerë.

Estela Ujka

Estela Ujka nuk nguroi të ekspozonte trupin e saj të paslindjes në rrjetet sociale gjatë pushimeve me bashkëshortin, mirëpo fansat nuk e pritën mirë. Ajo i është përgjigjur në mënyrën më fantastike vajzës që e kritikonte për trupin dhe i thoshtë që s’duhet të publikojë foto me rroba banje.

Estela ka publikuar një foto me fytyrën e këndshme të vajzës së vogël Damar, ndërsa shkruan: “Sa herë që e quajnë mamin tim të shëndoshë. Nc, nc, nc”.

Çiljeta Xhilaga

Në vitin 2015, këngëtarja Çiljeta Xhilaga shpërtheu në sharje ndaj faqes ‘Cmendinadublimofficial’ në Instagram, pasi postpo një foto të saj bashkë me djalin, ku ofendonin të voglin. Por Çiljeta nuk i ka toleruar aspak ofendimet e faqes dhe iu përgjigj në të njëjtën gjuhë.

“Më mir hiqe vet se me të gjet me i pi do të thy dhombet unë dhe baba i këtij cunit ktu.”- shkruante Ciljeta.