DËGJON PËR HERË TË PARË KËNGËN E BEATRIX/ Ja si reagon Donaldi! – AlpeGossip
DËGJON PËR HERË TË PARË KËNGËN E BEATRIX/ Ja si reagon Donaldi!

DËGJON PËR HERË TË PARË KËNGËN E BEATRIX/ Ja si reagon Donaldi!

Beatrix Ramosaj, pas daljes e saj nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, vendosi të mos bëjë dalje publike apo të reagojë në rrjete sociale rreth të gjithë dinamikave të krijuara gjatë rrugëtimit të saj në garë.

Megjithatë, ajo e ka thyer heshtjen me anë të publikimit të një kënge të re dedikuar anës së saj të historisë lidhur me marrëdhënien e krijuar me Donald Veshaj.

Kjo këngë, u vendos sot për herë të parë në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, teksa banorët u entuziasmuan nën tingujt e këngës së re.

Partneri i saj, Donaldi fillimisht e pati të vështirë ta dallontë zërin, ndërkohë që në momentin e parë që e kuptoi që ishte kënga e re e Beatrix u emocionua shumë.

Ai i kërkoi “Vëllait të Madh” të ngrinte volumin e këngës teksa u afrua sa më pranë bokseve, për të dëgjuar nga afër tekstin.

Më pas, me habi dhe emocion, Donaldi e kuptoi që ishte e dedikuar për të dhe lidhjen e tyre dhe kërkonte vazhdimisht ripërsëritjen e këngës.

Banorët e tjerë e kanë duartrokitur Trixën dhe e kanë përgëzuar atë nga larg nën emocione dhe përlotje.