PUTHJE DHE LEDHATIME/ Angela Martini poston VIDEON intime me partnerin e saj – AlpeGossip
PUTHJE DHE LEDHATIME/ Angela Martini poston VIDEON intime me partnerin e saj

PUTHJE DHE LEDHATIME/ Angela Martini poston VIDEON intime me partnerin e saj

Modelja Angela Martini është një ndër emrat më të ndjekur në rrjete sociale, e cila tërheq vazhdimisht vëmendjen me pozat e nxehta e videot seksi në rrjete sociale.

Angela është duke shijuar dimrin dhe fundvitin në maksimum së bashku me bashkëshortin e saj, teksa është shumë aktive edhe në Instagram.

Së fundmi, Angela ka gjetur pak kohë për të realizuar sfidën virale të Instagramit, “Show me a picture of” dhe nuk është surprizë se pjesa më e madhe e fotove lidhen me bashkëshortin e saj.

Ndër të tjera, një fanse i ka kërkuar të postojë një foto ose video duke u puthur me bashkëshortin e saj dhe modelja ka publikuar këtë:

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/12/StorySaver.Org-angela_martini_98858205_528462061446914_8039506363078497905_n.mp4?_=1

Po ashtu, ka ndarë një tjetër video romantike me partnerin ku shihen në një darkë.

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2020/12/StorySaver.Org-angela_martini_88625190_1173981256392136_368091827514831659_n.mp4?_=2

Rreth 5 muaj më parë mediat u pushtuan nga lajmet se modelja është në pritje të ëmbël, nisur vetëm nga një foto. Por, në fund rezultuan vetëm thashetheme.

Martini dhe Scavulescu u kurorëzuan me martesë në dhjetor të vitit 2017, në një ceremoni tepër private ku i thanë “Po” njëri-tjetrit të veshur të dy me të zeza.