Elgiti dhe Klea janë kthyer brenda pak viteve në një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Ata kanë filluar romancën 4 vite më parë dhe vitin që lamë pas e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, por pa dasmë, për tu bërë prindër për herë të parë këtë vit.
Tani kanë një familje tepër të bukur dhe vetëm disa muaj më parë erdhi në jetë edhe fryti i tyre i dashurisë Kridi.
Siç Klea ka treguar gjatë intervistave të saj, asgjë s’ka ndryshuar në marrëdhënien e saj me Elgiti, veçse dashuria e tyre është shtuar më shumë.
Madje, herë pas here tërheqin vëmendjen komentet e tyre të ëmbla në Instagram.
Në foton e fundit të Elgitit, të gjithë i kishin sytë tek komenti i partneres së tij, e cila na ëmbëlsoi ditën të gjithëve.
“Artisti im”- i shkruan Klea, duke e shoqëruar me një zemër të bardhë.
Në një intervistë për “Pardon My French” në “Top Albania Radio”, Klea ka treguar se e donin shumë një fëmijë, mirëpo moderatorja kishte kaluar tre muaj depresioni kur kishte mësuar se kishte mbetur shtatzënë.
Ajo rrëfeu pa dorashka se kishte menduar që do t’i prisheshin të gjitha planet dhe karriera e saj, mirëpo më pas ishte mësuar me idenë e shtatzënisë dhe tashmë e quan të birin mrekullinë e jetës së saj, pa të cilin s’jeton dot.
Klea ka përjetuar në tre muajt e parë të pritjes së ëmbël depresionin që përjetojnë shumë nëna të reja, duke qenë se kanë ndikim të madh edhe hormonet dhe ndryshimi që trupi pëson.
Lidhur me këtë situatë, Klea dha gjithashtu një mesazh për të gjitha femrat që po e përjetojnë diçka të tillë duke i thënë që nuk janë vetëm dhe faza të tilla depresioni ndodhin, teksa gjithçka ndryshon kur fëmija lind dhe jeta merr krejtësisht tjetër kuptim.