Çiljeta kapet “mat” duke bërë punë shtëpie, sqaron thashethemet për bashkëpunimin me Noizy-n – AlpeGossip
Çiljeta kapet “mat” duke bërë punë shtëpie, sqaron thashethemet për bashkëpunimin me Noizy-n

Çiljeta kapet “mat” duke bërë punë shtëpie, sqaron thashethemet për bashkëpunimin me Noizy-n

Në media është përfolur sot për një rikthim të mundshëm në duet mes Çiljeta Xhilagës dhe reperit Noizy.

Në lajmet e publikuara u tha se Çiljeta do të realizonte një “Gangsta Love 2” dhe një video që do të zgjaste rreth 20 minuta.

Por gjithçka është sqaruar sot në programin “Lart e Poshtë” në Tvsh. Gazetari Eraldo Rexho ka bërë një lidhje telefonike “live” me këngëtaren, e cila ka konfirmuar lajmin e bashkëpunimit të ri.

“Është e vërtetë do të kemi një bashkëpunim me Noizyn, por klipi nuk do të zgjasë 20 minuta. Do të jetë thuajse njësoj sa herën”, – ka thënë Çili, e cila gjatë bisedës rrëfeu se po merrej me punë shtëpie.

Ajo ka treguar se në fund të muajit do të sjellë një këngë dhe video të re me grupin “Alar Band”./revistawho