U vesh me fustan nusërie, tani Fjorentina Halili zbulon se me kë do martohet: Na kapën... (FOTO) - AlpeGossip
U vesh me fustan nusërie, tani Fjorentina Halili zbulon se me kë do martohet: Na kapën… (FOTO)

U vesh me fustan nusërie, tani Fjorentina Halili zbulon se me kë do martohet: Na kapën… (FOTO)

Ish konkurrentja e njohur e edicionit të kaluar të ‘Big Brother Albania’ , Fjorentina Halili është një ndër banoret më të komentuar të reality show-t të njohur. Pas ndarjes nga ish banori tjetër Olsi, është aluduar shumë në media se ajo ka nisur një histori të re dashurie me menaxherin e këngëtarëve Xhani Demika.

Por pavarësisht se ata janë parë shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ose mohuar këto lajme.

Ditën e sotme në mediat shqiptare ka qarkulluar një foto e Fjorentinës e veshur nuse. Ish konkurrentja ka reaguar pak më parë në një postim në instastory mbi lajmet se ajo është bërë nuse dhe ka zbuluar madje dhe se kush është dhëndri.

“Xhani Demika na zbuluan për dasmën”, ka shkruar ish banorja përmbi një foto ku shfaqet lajmi i dasmës.

“Nuse do marrësh o Xhani Demika” ka shkruar ajo në një postim tjetër duke i bërë tag dhe menaxherit, i cili i ka kthyer një mesazh duke qeshur dhe banorja i ka kërkuar që të thotë hapur nëse e do apo jo si nuse.