A i dinit? 6 aksesorët më unikë për flokë që po i transformojnë të famshmet shqiptare (FOTO) - AlpeGossip
A i dinit? 6 aksesorët më unikë për flokë që po i transformojnë të famshmet shqiptare (FOTO)

A i dinit? 6 aksesorët më unikë për flokë që po i transformojnë të famshmet shqiptare (FOTO)

U lodhët nga topuzi i zakonshëm dhe nga djegia e flokëve me piaster? Tani që po afron vera, duket sikur këto janë opsionet tona të vetme, por pse të mos i shtojmë pak freski paraqitjes me aksesorët më në trend të sezonit?

“Iconstyle.al” sjell sot aksesorët më të bukur për flokë që janë të preferuarit e femrave më të njohura shqiptare. Ok, e dimë që nuk dilni në televizion si ato apo nuk keni një profil me mijëra ndjekës në Instagram, por këta aksesorë nuk janë të destinuar vetëm për fashionistet dhe vajzat e ekranit.

Nga lidhësja e flokëve Retro e viteve ’90 e deri të kurora me lule që është aq e vjetër sa vetë njerëzimi, këta janë aksesorët më me stil për flokë që po i veshin të famshmet shqiptare, ndaj frymëzohuni:

1.Lidhëset e flokëve Retro
Xhensila Myrtezaj dhe Elvana Gjata risjellin aksesorin e preferuar të viteve ’90: lidhëset e bollshme të flokëve që bëjnë figurë në flokët e kapur bisht apo gjysmë të kapur. Ngjyra e tyre qoftë kjo e zezë, e bardhë apo e kuqe, shërben si një element i rëndësishëm për kombinimin me pjesën tjetër të veshjes ndaj zgjidheni me kujdes.

 

2.Karficat
Janë një aksesor minimal, por vihen re mjaftueshëm aq sa për të thënë: “Sa bukur i ke flokët”. Elvana Gjata na e kujtoi këtë aksesor të premte gjatë koncertit të saj në Tiranë. Mjaftonin pak onde dhe dy karficat në pjesën anësore të ballit për t’u dukur kaq bukur. Eva Murati na këshillon karficat me ngjyra, që shkojnë aq shumë me flokët me onde. Por nëse nuk i preferoni ondet, atëherë Orinda Huta na sjell versionin e karficave me shkrime në flokët e drejtë që duken akoma më me stil.

3.Fjongot
Fashionstat Anxhelina Kotorri dhe Odeta Banushaj na vërtetuan se dhe me flokët jo shumë të gjatë mund të bësh mrekulli. Mjafton një kapëse me fjongo që të përqafoni look-un më në trend të sezonit veror. Na besoni, një fjongo do t’ju shpëtojë këtë verë.

 

4.Shamia
Nuk ka rëndësi nëse shamia ka nisur të përdoret për arsye fetare apo kulturore, ajo është sot një nga aksesorët më të vjetër për femrat dhe përdoret gjerësisht nga të famshmet shqiptare. Ky aksesor u shfaq këtë vit edhe në pasarelat e mëdha të modës në Nju Jork, Londër, Milano dhe Paris, duke u prezantuar nga “Marc Jacobs”, “Versace” dhe “Gucci”. Në Shqipëri e sjell me shumë stil këngëtarja Marsela Çibukaj, moderatorja Liberta Spahiu dhe këngëtarja Enca Haxhia.

5.Lulet
Ku ka më mirë sesa ti thuash stilit të verës ‘Mirë se vjen’ me aksesorin më ideal për këtë sezon? Një kurorë lulesh në flokë, mundësisht natyrale do ta bënte look-un tuaj aq të freskët dhe unik, saqë mami do t’ju ankohet për mungesën e luleve në ballkon. Agnesa Vuthaj dhe Marsela Çibukaj preferojnë lulet orkide që i bëjnë të duken si perëndeshat greke.

6.Kapela e kashtës
Perfekte për plazh, por jo vetëm, kapela e kashtës është rikthyer fuqishëm këtë sezon. Fanset e saj më të mëdha shqiptare janë Lori Hoxha, Anxhelina Kotorri dhe Marsela Çibukaj që e sjellin kaq me stil këtë verë. Mund të bëni dhe një ndërthurje kapelë-fjongo, apo kapelë-lule dhe do të dukeni akoma më bukur.

Burimi: Iconstyle.al