FESTON DITËLINDJEN/ Kiara Tito organizon super festë me miqtë më të ngushtë (VIDEO) – AlpeGossip
FESTON DITËLINDJEN/ Kiara Tito organizon super festë me miqtë më të ngushtë (VIDEO)

FESTON DITËLINDJEN/ Kiara Tito organizon super festë me miqtë më të ngushtë (VIDEO)

Kiara Tito është një nga vajzat më simpatike të ekranit, që ka qenë mjaft aktive në televizion që nga fillimet e karrierës së saj. Moderatorja feston sot ditëlindjen dhe mbush 25 vjeçe. Për të pritur e festuar këtë përvjetor të rëndësishëm, Kiara mblodhi në një festë gjithë miqtë e saj të ngushtë. Moderatorja ka organizuar në mesnatë një festë, që ka pasur si tematikë “tropical vibes”

Në këto ditë të ftohta, Kiara ka sjellë verën me ditëlindjen e saj, të cilën gjithë të ftuarit duket se e kanë shijuar shumë. Moderatorja kishte zgjedhur që për ditëlindjen e saj të vishte një fustan të shkurtër me ngjyra e plot shkëlqim, i cili vinte i hapur në pjesën e dekoltesë.

Kliko linkun për videon

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se edhe torta ishte përshtatur me tematikën e ditëlindjes, duke ju afruar stilit tropikal.

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2021/01/k3.mp4?_=2

Kujtojmë se disa muaj më parë moderatorja u infektua me Covid-19 dhe u detyrua të izolohej në shtëpi. Ajo tregoi se fatmirësisht e kishte kaluar me simptoma të lehta koronavirusin. Madje askush nuk e vuri re që ajo ishte infektuar, derisa e zbuloi vetë në rrjete sociale duke publikuar një foto të saj pasi e kishte fituar luftën me virusin.