ARBENITA VESHI FUSTANIN E KOPJUAR PREJ SAJ/ Kim Kardashian i bën namin (FOTO) – AlpeGossip
ARBENITA VESHI FUSTANIN E KOPJUAR PREJ SAJ/ Kim Kardashian i bën namin (FOTO)

ARBENITA VESHI FUSTANIN E KOPJUAR PREJ SAJ/ Kim Kardashian i bën namin (FOTO)

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, e cila për publikun u bë e njohur pas lidhjes me reperin Fero duket se po haset me disa problem që kanë të bëjnë me yllin e reality showt të njohur “Keep up with the Kardahsians”, Kim.
Arbenita ka pozuar pak kohë më parë për kompaninë e njohur të veshjeve Misguided USA, ku është shfaqur me një fustan identik të kopjuar nga Kim Kardashian.

Siç duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak, Kim e cila nëpërmjet një statusi ka shp.ërthyer kundër kompanisë në fjalë dhe ka treguar se do t’i hedh në gjyq pasi kanë kopjuar disa nga dizenjot e saj.

Sipas burimeve pranë “TMZ”, Kim ka paraqitur disa dokumenta në gjykatë, ku shfaqen imitimet që kjo kompani ka bërë dhe madje dhe keqinterpretimet në veshje. Po ashtu kjo kompani ka etiketuar Kim në postimet e saj, duke i bërë fansat të mendojnë se ylli i reality showt bashkëpunon me ta.

“Është shkatërruese të shohësh këto kompanitë e modës që kopjojnë modelet që kanë marrë gjakun, djersën dhe lotët e projektuesve të vërtetë, të cilët kanë dhënë gjithçka për idetë e tyre origjinale”, shkruante Kim në postimin e saj.