PREKËSE/ Gigi Hadid përlotet në sfilatën e koleksionit të fundit të Karl Lagerfeld për Fendi-n (VIDEO) – AlpeGossip
PREKËSE/ Gigi Hadid përlotet në sfilatën e koleksionit të fundit të Karl Lagerfeld për Fendi-n (VIDEO)

PREKËSE/ Gigi Hadid përlotet në sfilatën e koleksionit të fundit të Karl Lagerfeld për Fendi-n (VIDEO)

Dy ditë pas ndarjes nga jeta të dizajnuesit legjendar Karl Lagerfeld, është mbajtur dhe sfilata e koleksionit të fundit të tij për Fendi-n.

Supermodelja Gigi Hadid mbylli sfilatën e emocionuar dhe e përlotur, e veshur me një krijim të Fendi-t, një fustan të tejdukshëm në ngjyrë të verdhë.

Ajo u përlot teksa ecte në pasarelë për herë të parë pa legjendarin Lagerfeld, i cili u nda nga jeta të martën në moshën 85-vjeçare.

Modelja i dedikoi edhe disa fjalë zemre në Instagram, ditën që ai u nda nga jeta, ku shkruante:

“Karl, do të më mungojë prania jote e papërshkrueshme, do të më mungojë të shoh mendjen tënde që punon në qetësi, shakatë e tua, tregimet e mahnitshme, dhe të vesh rrobat dhe krijimet që vetëm t’i mund t’i realizosh”.

Publiku gjithashtu u emocionua pasi në fund të sfilatës u transmetuan disa pamje filmike të Karl-it, i cili la pas një trashëgimi me rëndësi historike në fushën e modës.

Bashkëpunëtorja e Karl-it që nga viti 1965, Silvia Venturini Fendi është shprehur se lidhja mes Karl Lagerfeld dhe Fendi-t është historia më e gjatë e dashurisë.