U EMOCIONUAM/ Alyne i tregon botës Shqipërinë dhe kjo video na mahniti – AlpeGossip
U EMOCIONUAM/ Alyne i tregon botës Shqipërinë dhe kjo video na mahniti

U EMOCIONUAM/ Alyne i tregon botës Shqipërinë dhe kjo video na mahniti

Incidenti i ndodhur një javë më parë, tek “Xing me Ermalin”, duket se ka ndikuar aspak tek dashuria e Alyne-s për vendin tonë. Ditën e djeshme, pjesë të blogg-ut të saj, ka bërë një video dedikuar Shqipërisë, të cilën e ka quajtur “Perla e Europës”.

“Sot dua t’ju flas për vendin tim të preferuar. Ky vend është kaq i bukur sa nëse mendoni që e keni një vend të preferuar, do t’ju thoja të mendoheshit sërish. Vendi im i ri i preferuar është ai që do ta duan të gjithë dhe askush s’do ta presë. Emri i këtij shteti? S’ka rëndësi fare, por unë do t’ju them çfarë ndodh brenda tij.”-kështu e nis Alyne videon rreth Shqipërisë dhe siç mund ta vini re, s’ka lënë pa përmendur asnjë nga detajet që karakterizon vendin tonë.
“Male të bukur, plazhe fantastikë, çmime të ulëta, ushqime të freskëta dhe njerëz mikpritës! Njëherë të të takojnë dhe nuk të lënë të paguash për asgjë.”- shprehet blogger-ja.

Përveç bukurive natyrore, Alyne është ndalur edhe tek shqiptarët, të cilët i quan aspak të mërzitshëm.

“Ata s’janë italianë, por flasin italisht. Në këtë vend, njerëzit janë krenar për trashëgiminë e tyre dhe duhet të jenë. Kanë malet e Zvicrës dhe plazhet e Greqisë dhe çmimet shqiptare!”

Në fund të videos, ajo u sugjeron miliona ndjekësve të saj të mos mendojnë për Francën apo Anglinë. Udhëtimin e radhës të vijnë në Shqipëri.

Kjo në fakt, nuk është hera e parë që Alyne dhe i dashuri i saj Nas shprehin pëlqimin e tyre ndaj vendit tonë. Në llogaritë përkatëse të Instagram-it, çifti ndan foto nga eksperienca në vendin tonë.

 

THE GEM OF EUROPE?! 💎

After doing my research and visiting almost EVERY country in Europe…THIS is my current favorite 🤫 Have you been here? What's yours!?@DEARALYNE (INSTA)JOIN 100k+ women in @Girls Gone Global (by Dear Alyne) to discuss this video and other topics!

Gepostet von Dear Alyne am Freitag, 9. November 2018