Dashuritë në distancë ekzistojnë dhe këtë e dëshmojnë më së miri reperi Stresi bashkë me bashkëshorten e tij, Keisi.
Reperi që prej muajit tetor të vitit të kaluar po kryen dënimin me burg pas akuzave për armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në një grup kriminal.
Ndërkohë dedikimet nga ana e Keisit për Stresin nuk kanë munguar pothuajse çdo ditë.
Së fundmi bukuroshja i ka bërë një dedikim mjaft prekës personit të zemrës duke shfaqur në një foto në Insta Story tatuazhin e saj domethënës: “Edhe kjo do të kalojë”, ndërkohë vëmendjen na e tërhoqi varësja që mban në qafë me shkronjën “A”, që është germa e parë e emrit të vërtetë të Stresit…Arkimed.