Këngët e vjetra që u kthyen në hitet e ditëve tona… Cilat janë dhe kush i risolli? – AlpeGossip
Këngët e vjetra që u kthyen në hitet e ditëve tona… Cilat janë dhe kush i risolli?

Këngët e vjetra që u kthyen në hitet e ditëve tona… Cilat janë dhe kush i risolli?

Të gjithë e kemi pëlqyer këngën “E dehun” nga Era Istrefi apo “Era” nga Mc Kresha, por këto këngë janë rikrijime të disa këngëve shumw tw dashura vite më parë. Ashtu si shumë artistë të huaj, edhe shqiptarët kanë gjetur tek hitet e vjetra burimin për hite të reja dhe kjo strategji po funksionon. Pak javë më parë u publikua edhe kënga “Fshatarja ime” e risjellë nga Ermal Fejzullahu dhe Ledri Vula. Përpos këtyre janë edhe disa këngë të tjera të cilat kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare.

Ripunimi i këngës “Simpatia” ka ardhur pas 20 vitesh nga publikimi i variantit origjinal, i kënduar nga Edona Lalloshi. Këtë variant e ka sjellë Lumi B dhe Dhurata Dora.

Reperi i famshëm MC Kresha na surprizoi të gjithëve me ripunimin që i bëri këngës “Era”, e cila është kënduar vite më parë nga grupi i rock-ut “Gjurmët”. Versioni që MC Kresha solli u prit mjaft mirë nga publiku dhe numëron miliona klikime.

Versioni i këngës “E dehun” i sjellë nga Era Istrefi në vitin 2014 është frymëzuar nga version origjinal i sjellë nga këngëtarja Nexhmije Pagarusha.

Dyshja e ‘showbiz-it’ shqiptar Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj risollën për publikun shqiptar këngën shumë të dashur për të gjithë “Shi bie në Tiranë”.

Kënga “Fshatarja ime” e sjellë nga Ermal Fejzullahu dhe Ledri, vite më parë është kënduar nga këngëtari i cili pak muaj më parë festoi 50-vjetorin e karrierës së tij, Sabri Fejzullahu. /revistawho.com