E PREKUR/ Alketa Vejsiu tregon letrën që i erdhi nga burgu – AlpeGossip
E PREKUR/ Alketa Vejsiu tregon letrën që i erdhi nga burgu

E PREKUR/ Alketa Vejsiu tregon letrën që i erdhi nga burgu

Alketa Vejsiu hyri në skenën e “Dance Albania” këtë puntatë ndryshe nga herët e tjera. Ajo u shpreh se ka marrë dy letra që e kanë emocionuar këtë javë. E para ishte nga një vajzë nga një fshat në veri të Shqipërisë, ndërsa tjetra nga një person në burg.

“Ka edhe shumë njerëz për të cilët më shkoi mendja tani pasi kam marrë dy letra shumë të ndjera gjatë kësaj jave. Ka njerëz që janë të trishtuar, njerëz që mezi mbyllin muajin, njerëz që na shohin nga spitalet, njerëz që nuk janë aspak të lumtur. Kështu që një mendim shkon vetëm për ta dhe shpresoj që nëpërmjet dritares sonë të vogël në Tv Klan të sjellim pak shpresë dhe gëzim tek ju. Kam marrë dy mesazhe shumë të bukura që më prekën dhe më bënë që të mendoja ndryshe sot dhe të mos vija në atë hapjen entuziaste euforike. Thashë ta mbajmë më me këmbë në tokë hapjen sonte sepse letra e një vajze që jeton në një fshat shumë të largët në veri të Shqipërisë më ka emocionuar. Emri i saj është Adisa. Ajo jeton në një vend ku prozhektorë dhe drita nuk ka. Ku dritat fiken shumë më herët se në qendrat e metropolit aty ku ne jetojmë në kryeqytet apo qytete të tjera të Shqipërisë. Ku jeta është pak më e zymtë dhe ka më pak opsione për të si e re. Ajo mund të jetë një vajzë e talentuar si të gjithë ne që kemi mundësi këtu të kemi një zë, që kemi mundësinë të jemi këtu mes vezullimit të dritave të skenës të kërcejmë, e të këndojmë, të festojmë ndryshe. Ajo ka një pasion, vallëzimin, por nuk ka mundur ta ushtrojë dot sepse jeton në një periferi shumë të largët të këtij vendi. Kështu që një përshëndetje shkon për ty zemër. Ndërsa përshëndetja e dytë speciale e kësaj nate shkon për një zemër tjetër të trishtuar që më ka dërguar një letër me 10 faqe edhe që po vuan lirinë, në burg. Unë e di se sa e zymtë është jeta pas dyerve të burgjeve. Të gjithë ne mund ta imagjinojmë se çdo të thotë të jetosh pa lirinë kështu që duke shpresuar se po reflektoni për çdo gjë të gabuar që keni bërë në jetë, një përshëndetje shkon për ju nga skena e Tv Klan”, u shpreh Vejsiu.