“Billboard” shkruan për Era Istrefin: “Makina” prodhuese e saj nuk di të ndalet – AlpeGossip
“Billboard” shkruan për Era Istrefin: “Makina” prodhuese e saj nuk di të ndalet

“Billboard” shkruan për Era Istrefin: “Makina” prodhuese e saj nuk di të ndalet

Në të njëjtën ditë me publikimin e “Live it Up”, Era Istrefi prezantoi edhe projektin e saj më të ri muzikor të quajtur “Prisoner”. Kënga me ritme ‘reggae’ ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare menjëherë pas publikimit dhe “Billboard” ka vendosur t’i kushtojë 23-vjeçares një artikull ku tregojnë vlerësimin për këngëtaren shqiptare. Ata shkruajnë se kënga e saj më e re do të jetë suksesi i radhës për Erën. Gjithashtu në artikull ata citojnë edhe fjalët e Erës lidhur me këtë projekt muzikor ku ka treguar se sapo ka dëgjuar këngën ka menduar se ajo është e bërë vetëm për të.

“Unë jam rritur me këngët ‘reggae’, kështu që kur dëgjova ‘Prisioner’ të shkruar nga Emily Warren dhe Scott Harris, ndjeva se kënga është kaq e ndërlidhur me mua, me meloditë e pabesueshme dhe me tekstin me të cilin identifikohem,”- ka thënë këngëtarja për “Billboard”.

Në përfundim të shkrimit ata shkruajnë se Era është një artiste në rritje dhe makina e saj prodhuese nuk di të ndalet.