Bisedat në rrjetet sociale janë kthyer në një format kryesorë të komunikimit dhe pikënisje për lidhje të gjata dashurie.
Por ky nuk ka qenë rasti i një te reje britanike, e cila filloi të shkëmbente disa mesazhe me një prej shokëve të gjimnazit.
Pas disa bisedash rreth njëri-tjetrit, gjatë të cilave i riu i rrëfeu se po studionte në universitet (për kriminologji), ai e pyeti nëse ishte e interesuar të dilte me të dhe të nisnin një lidhje dashurie.
Pasi ajo e refuzoi, djaloshi mendonte se ishte e përshtatshme t’i dërgonte asaj një foto të penisit të tij, për ta “bindur”.
Por jo, kjo nuk është e përshtatshme.
Kur vajza shprehu tronditje, ai vazhdoi të këmbëngulte se donte të dilnin, edhe pse vajza i tha nuk ishte e interesuar për të.
Pas një sërë insistimesh, britanikja duket se gjeti mënyrën më të mirë për t’u hakmarrë.
Vajza e gjeti gjyshen e tij në Facebook dhe i dërgoi të gjitha mesazhet, përfshirë edhe foton e organit të tij gjenital.