ARYSEJA NUK QENKA BRADLEY/ Ja përse Lady Gaga i dha fund fejesës me Christian Carino-n – AlpeGossip
ARYSEJA  NUK QENKA  BRADLEY/ Ja përse Lady Gaga i dha fund fejesës me Christian Carino-n

ARYSEJA NUK QENKA BRADLEY/ Ja përse Lady Gaga i dha fund fejesës me Christian Carino-n

Lady Gaga nuk humbi kohë që të qëndronte vetëm muajin e fundit, pasi i dha fund marrëdhënies së saj me të fejuarin Christian Carino, pak para çmimeve Oscar.

Në atë kohë, një burim tha për “People” se nuk ishte një ndarje dramatike, por “Us Weekly” ka zbuluar disa detaje të reja që tregojnë përse çifti u nda aq papritur.

Dhe që ta dini të gjithë, Christian ka qenë një partner mjaft xheloz.

Ishte Gaga ajo e cila kërkoi ndarjen dhe kjo ndodhi për shkak të mënyrës sesi ai po e trajtonte atë.

“Christian nuk e trajtoi Gaga-n mirë në fund të marrëdhënies së tyre dhe ajo mbështetej te Jeremy Renner në javët para se t’i jepte fund”, tha burimi.

Renner dhe Gaga u raportuan më parë këtë javë se kalojnë shumë kohë së bashku, por aktori i Avengers nuk besohet të jetë përfshirë në mënyrë romantike në këtë marrëdhënie.

Carino thuhet se kontrollonte në çdo gjë këngëtaren. Ai e pyeste atë se ku ndodhej gjatë gjithë kohës dhe i shkruante shumë. Ai e kontrollonte dhe miqtë e saj nuk e pëlqenin atë.

Menjëherë pas ndarjes së tyre, një burim i tha “Us Weekly” se Gaga u fokusua në karrierë dhe nuk kishte “madje as kohë për t’u marrë me atë që po ndodhte mes saj dhe Christian”.

“Gaga organizoi një darkë private me shoqërinë për ditëlindjen e saj dhe është vërtet e lumtur që po kalon ditëlindjen e 33-të me të gjithë njerëzit që kanë qenë pranë saj për shumë vite”, shton burimi.