Një nga lajmet më të bujshme nga bota e showbiz-it shqiptar ka qenë dikur ndarja e Shpat Kasapit me modelen Afërdita Dreshaj.
Vetë Shpat Kasapi asokohe ka deklaruar se ka qenë ai që i ka dhënë fund lidhjes me Afërditën, duke theksuar se nuk ka shanse për ribashkim.
Mirëpo teksa shumë VIP-a pas ndarjes ndalojnë së ndjekur ish-at në rrjete sociale, me Shpatin nuk ndodh kështu.
“revistawho” bën të ditur se këngëtari e ndjek ende në Instagram Afërditën madje dhe motrën e saj, Jehona Dreshaj.
Ndërsa Afërdita nuk e ndjek Shpatin në asnjë rrjet social dhe në qershor do të kurorëzojë në martesë dashurinë me hokeistin çek, Jakub Kindl.