Romina Sablic, me origjinë serbo-kroate, ja rrëmbeu menjëherë zemrën këngëtarit te njohur Erik Lloshi. Pas shumë kohësh të lidhur e të fejuar, ato do t’i japin fund beqarisë të shtunën, me datë 17 gusht. Ceremonia e madhe do të zhvillohet në një ndër komplekset e ndodhura në periferi të Tiranës.

Një detaj tjetër nga dasma është se do të ketë shumë të ftuar, artistë të ndryshëm, personalitete të famshme si dhe grupet shoqërore.














