SHTROI IFTAR PËR 210 PERSONA/ Ndjekësit i kundërvihen Capital T-së për këtë detaj (FOTO) – AlpeGossip
SHTROI IFTAR PËR 210 PERSONA/ Ndjekësit i kundërvihen Capital T-së për këtë detaj (FOTO)

SHTROI IFTAR PËR 210 PERSONA/ Ndjekësit i kundërvihen Capital T-së për këtë detaj (FOTO)

Ditën e djeshme, reperi i njohur Capital T bëri gjestin madheshtor duke shtruar iftar për 310 persona në strehimoren në menaxhim të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

Mirëpo, njëri prej ndjekësve nuk e ka lënë rehat reperin, duke e kritikuar për faktin që ai kishte bërë publike fytyrat e fëmijëve me të cilët hëngri iftar.

“Fytyrat e fëmijëve duhet me i mbulu në këto raste, a e din çka është etika?”- i shkruane ndjekësi, të cilit Capital T ja ktheu:

“Një iftar e kemi ngrënë bashkë me ta, edhe unë s’po di ç’ka qenka kaq tra.gjike me postu me kë hajmë bashkë, pavarësisht a janë fëmijë a të rritur. Të tjera herë shkruaj me një adresë personale. Për të mira.”

Mirëpo ndjekësi nuk ja ka lënë me kaq reperit:

“Ideja është që fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet t’u mbulohet fytyra, sepse kështu ruhet privatësia e tyre dhe shpëtohen nga paragjykimet. Nëse nesër i sheh dikush në rrugë këto vajza, mund t’i thonë se janë të varfra, apo nuk ishin veshur mirë (varet se çfarë paragjykimi tjetër mundet me qenë). Kjo gjë është e rregulluar me ligj për mediat (ku hyn edhe Instagrami si media sociale), prandaj duhet me pas kujdes se një bamirësi sot për të, mundet me e lëndu nesër. Unë nuk vura në dyshim anën humanitare tënden, thjesht më erdhi çudi që të ka ik ky detaj. Ps: Identiteti personal i jemi nuk ka asnjë rol këtu.”

“S’është cek askund në përshkrim po m’duket a janë të varfër apo si janë veshur. Thjesht i kam ndarë disa momente që i kalova dje kaq, ti ndoshta është mirë me nis një kampanjë për të sensibilizuar njerëzit mos me paragjyku. Gjithsesi s’qe qëllimi as me potencu bamirësinë time e sa për identitetin, ka shumë rëndësi prej kujt vjen, se nuk i du shumë sendet fallso: profilet, njerëzit etj.”- ka përfunduar Capital T në komente.