Juristja shumë e dashur për publikun e që ka ndihmuar shumë shqiptarë në zgjidhjen e çështjeve të tyre ligjore, Eni Çobani ka marrë vendimin për të bërë një ndryshim në paraqitjen e saj.
Eni ka vendosur të humbasë disa kile dhe për ta arritur këtë ka zgjedhur palestrën.
Trajneri i saj, Edmond Stafa ka postuar një video teksa Eni shfaqet duke bërë biçikletën ndërsa juristja e ka ripostuar videon dhe ka shkruar: “E vështirë po jo e pamundur, këtë herë seriozisht”.